Ne Mallakaster cdo fshat ka te vecanten e tij. Nese Corushi eshte martuar me diellin dhe ullirin, Hekali eshte krenar per lashtesine e tij. Nese Kuta shtrihet ne fushe dhe cdo caste pershendetet nga valet e Vjoses, Aranitasi ve gryken e ballshit nen vete dhe dergon “tungjatjeta” Belishoves. E ne keto te vecanta, Drizari eshte me specifik, ketu e brez pas brezi ai i eshte rrembyer gurit dhe fshati si rrenje shkembin ka.
Perhere ne keto vende fjalen e fundit do ta thoshte nje nga burrat e Hodajt. Ky fis mbarte ne genin e tij me shume se cdo gje tjeter fisnikrine. Ku i therriste ceshtja e kombit cdo shtepi e fshatit ofronte jeten e saj, kurse Hodajt bashke me jeten sillnin dijet e tyre dhe pasurine. Nga kjo dere e shquar lindi IDRIZ DANO DRIZARI. Idrizi lindi ne vitin 1883 ne Drizar. Mbaroj shkollen fillore dhe u diplomua oficer ne Turqi. Keto mundesi ju krijuan nepermjet xhaxhait te tij Sherif Hodaj i cili ishte oficer madhor ne ushtine Turke. Sherifi eshe pse ne sherbimin e turqeve ishte kundershtare i hapur i politikave te tyre dhe pioneer i Shqiprise se pavarur. Ai u caktua per ne kongresin e manastirit por me 1907 u helmua nga shovenistet greke . Vellai i Idrizt, Xhafer Danua vritet ne luften kunnder turqeve ne vitin 1911. Idrizi dhe Zeneli HODAJ tashme oficera betohen mbi trupin e ungjit te tyre se do te jene trashgimtar te denje te gjakut dhe idealeve te tij. Te dy oficeret e rinj marrin pjese ne ngrijtjen e flamurit ne vlore me 1912 dhe menjehere kalojne nen sherbimin e qeverise se I.Qemalit. Idrizi shfaq ne vitet qe do te vijne nje mjeshteri ushtarake, por edhe si njeri me nuhatje politike qe kurdohere orientohet nga krahu perparimtar ne situatat e veshtira qe i krijohen atdheut.
Idrizi dhe Zeneli, ku ishte njeri me siguri gjendej dhe tjetri. Atje ku kriste pistoleta e Idrizait s’vonote koburja e Zenelit. Nje kenge thote:
Idriz e Zenel sec ju dau…
Me 1914 rreshtohet kunder cetave te H.Qemalit. Me 1915, perseri te dy, hidhen me forcat mallakastriote ne Korce dhe bashkohen me cetat e Sali Butkes, Gani Butkes dhe Qemal Spitharit kunder grekeve qe synonin Shqiperine jug-lindore. Idrizi me 1916 shkon per specializim ne akademine ushtarake te Budapestit. Me 1917 kthehet perseri ne Shqiperi.Ushtarak i zoti, intelektual qe zoteronte disa gjuhe te huaja ai e kishte jeten te lidhur me fatet e memes se madhe Shqiperi. Viti 1920 me muajt e tij te luftes e gjen perballe fashisteve Italiane. Italianet s’e perballuan dot hovin e luftetareve te Ilirise. Idrizi ne kto beteja nuk kishte ne krahe Zenelin, I cili kishte vdekur kohe me pare. Kongresi i Lushnjes i mbajtur me 1920 krahas problemeve te shumta qe diskutoi gjeti kohe per t’i thurur levdata emrit dhe veprimtarise se Idriz Dano Drizarit. Me vone Idrizi lufton ashper qeverine e Durresit me ne krye Esat Pashen. Radhitet krahe Nolit ne revolucionin e qershorit dhe largohet me te ne dhjetor te vitit 1924. Qendron ne France deri ne vitin 1924 kur Zogu shpall aministine per kundershtaret e tij. Kthehet ne Shqiperi dhe i perkrahur nga Xhemal Aranitasi (minister i luftes ne qeverine e Zogut) fillon perseri aktivitetin ushtarak me graden Kapiten i 1-re. Ne kohen qe ishte oficer ne ushtrine mbreterore, Idrizi me shpenzimet e tij ne fshatin Symize (lokalitet) ngre nje shkolle artizanale. Kjo qender e re dha pershtypje dhe ndimoi ekonomine e 13 fshatrave te Mallakasters se siperme. Vargjet qe ngelen ne gojen e popullit jane:
c’te them per Idriz Vellane
Ne Symize ngre kasabane
Shkollen dhe artizanat.
I survjetuar nga njerzit e Zogut me 1938 arratiset ne Greqi. Viti 1939 sjell stuhi te tjera per Shqiperine.
Prilli i vitit 1939e gjen vatanin te pushtuar nga fashistet. Idrizi antifashist kthehet ne Mallakaster per te organizuar luften kunder tyre. I kthyer prane familjes se tij italianet duan ta joshin me grada e shperblime te majme, por pergjigja eshte e thate dhe e prere: Jo!!
Ne vitin 1924 zgjidhet kryetar I K.N.C.L. Te fshatit Drizar. Mobilizohet me te gjitha forcat me njerzit e tij, me fjalen, autoritetin qe gezonte me pasurine qe zoteronte, ne lufte kuner pushtuesit. Kur partia komuniste shkeli besen e Mukjes patrioti i Drizarit dha dorheqjen nga ky keshill. Komunistet nuk mund t’ja falnin kete veprim dhe Idrizi e dinte, por jeta e tij zhvlersohej para interesave te atdheut. Vampirtet e kuq u shfaqen nje dite te vitit 1943 ne Symize, ne dyqanin e plakut patriot.
Cohu Idriz eja me ne! -Zeri i nje diali i tringellon ne vesh.
-JO, mor cub! Idriz Danua i cohet vetem Shqiperise!
Plakun e moren ne menyre te dhunshme. Ne fshatin Kalivac te Tepelenes e pushkatojne pa gjyq. Vendi i quajtur cesma e thate ate dite u freskua me gjakun e mallakastriotit te madh. Nga keta plumba do te merrte rruge kalvari i mundimeve dhe vuajtjeve per familjen Hodaj ne Drizar te Mallakastres. Gruaja e semur dhe 5 femijet e mitur tashme do vihen nen tehun e shpates se kanibalve bolshevik. Mbas mbarimit te luftes arrestohet i vellai i Idrizit, Riza Danua dhe denohet me burg ne sketerren e Burrelit. Qemali nipi i tij pushkatohet. Odiseja e tyre nuk perfundon me kaq. Te privuar nga cdo e drejte njerzore biles dhe nga fjala, te shpronesuar deri ne skamje, te survjetuar per cdo raste ata rriten ne shpirtin e tyre urrejtjen per komunizmin. Ndersa pasardhesit vuanin, emri i baba Idrizit ishte bere “molle e ndalueme”.Komisaret e kuq ne takim me popullin e zones mundoheshin te hidhnin balte mbi veprimtarine e Idrizit, por e verteta pavarsisht se heshtej ne shpirtin e tyre ndihej si obelisk.E pra 50 vjet harrese per njeriun e Shqiperise se madhe. 50 vjet heshtje per te vene ne prove lavdine e tij. E kjo lavdi erdhi e virtytshme e pakonsumuar, gjithe freski deri ne ditet e demokracise kur vete presidenti Sali Berisha i akordoi ketij patrioti dekoraten e larte.
Nga Albert Avduli
Gazeta RD e Enjte 24/8/1995